Kryeministri i Kosovës, ka thënë se në takimin me krerët më të lartë shtetëror në Shqipëri, nuk ka qenë pjesëmarrëse Dejona Mihali, raporton Ekonomia Online.
Këtë të fundit e quajti bashkëpunëtore të kamotshme dhe me vlera të larta.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ganinete Musliu, e cila e tha se Mihali ka qenë pjesëmarrëse në këto takime, Kurti i mohoi.
“Dijona Mihali është bashkëpunëtore e imja e kahmotshme dhe ajo ka vlerë të shtuar në rolin e saj edhe si drejtuese në komitetet profesionale dhe punës që bën me Kuvend për koordinimin e Grupit Parlamentar për nga fushat profesionale”.
“Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e takimeve me kryeministrin Rama, presidentin Begaj e kryeparlamentaren Nikolla, veçanërisht për shkak të karakterit të saj me parlamentin”, tha Kurti.