Kurti e refuzoi Ramën – Tahiri e quan logjikë inatçore e joshtetformuese: Të ndalohet kolapsimi i vendit

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 14:34 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria po vazhdon të eksperimentojë në rrafshin e brendshëm edhe në atë të jashtëm, duke marrë vendime në dëm të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie shtoi se veriu i vendin është në dorë të askujt dhe se vendi rrezikon të kthehet në një zonë me rezolutën 1244.

Sipas tij, kurrë nuk kanë pasur pagë më të dobët në vend edhe pse Qeveria po krenohet se është rritur paga minimale, duke shtuar se ekonomia vazhdon të jetë sektori më i sulmuar dhe se investime janë zero.

Kur foli për refuzimin e pjesëmarrjes në takimin e ftuar nga Edi Rama, nga kreu i Qeverisë Albin Kurti, ai i ka bërë thirrje Qeverisë të ndalojë kolapsimin e vendit.

Tahiri pohon se është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat dhe se kjo është logjikë inatçore dhe joshtetformuese.

“Grupi Parlamentar i AAK-së ka thirrur këtë konferencë për të konfirmuar vazhdimin e këtij eksperimentimi që Qeveria Kurti po e bënë si në rrafshin e brendshëm si në atë të jashtëm. Veriu i Kosovës është në duart e askujt. Kemi dy kryetarë që janë të mbyllur tash e dy muaj. Nuk kemi sundim të ligjit. Rreziku vije që ajo pjesë e vendit të kthehet në një zonë me rezolutën 1244”.

“Mungesa totale e strategjisë për atë pjesë po e rrezikon Kosovën. Poashtu në rrafshin e brendshëm ata që punojnë në kuadër të shtetit kurrë nuk kanë pasur pagë më të dobët. Po e marr një shembull, tek policia e Kosovës tri gradat e para kanë zvogëlim të rrogës. Ndërsa policët e lartë rrogën e kanë njësoj. Në rrafshin e drejtësisë në punë kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat. Me një mashtrim të paskupullt ku thonë se paga minimale është rritur”.

“Le të ma gjejnë kryeministri dhe Ministri i Financave një person që ka pasur rrogë tani më pak se 264 euro. Paga minimale duhet të jetë 400 euro. Ligji i pagës minimale nuk ka asnjë efekt të vetëm ne terren sepse nuk ka rrogë me të vogël se 260 euro. Ekonomia vazhdon të jetë sektori më i sulmuar. Investimet kapitale, tendenca me i’a marrë komunave tregon që kjo qeveri shkelë të drejtat e sektorit privat e publik. Në rrafshin e brendshëm janë këto tri tema të rëndësishme për ne. Bashkimi Evropian e ka sanksionuar shtetin më të ri, më demokratik me sanksione marramendëse”.

“Ndërsa sfondin e patë; Qeveria e Kosovës nuk përfaqësohet me kryeministrin e saj, e organizatori, Qeveria e Shqipërisë detyrohet ta ndalojë një zyrtar të Qeverisë së Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë të ndalojë kolapsimin e Kosovës, në rrafshin e veriut, të pagave, ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët kurrë nuk kanë qenë më të varfër, mezi e lidhin muajin me muaj. Sot është dashur të mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. A e shihni si është kuvendi: i zbrazët, nuk është askush. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është logjikë inatçore dhe joshtetformuese”, tha Tahiri.

Të ngjashme