Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kongresin e VLEN-it që po mbahet në Shkup, tha se është kënaqësi e veçantë siç tha “të gjendem në mesin tuaj në një moment me peshë të veçantë politike dhe shoqërore të themelimit të VLEN”.
“Ne jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje, copëtime politike në formacione të reja. Prandaj është shumë më e rrallë dhe domethënëse kur disasubjekte të ndryshme arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik. Kjo përveç dëshmon përgjegjësinë politike përbën një model të ri bashkëpunimi për organizmin politike që veprojnë në rajon”, tha Kurti.