Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për herë të dytë do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës.
Kurti do t’i mbështesë kosovarët në përballje me anglezët.
Kjo është bërë e ditur nga vet Kurti përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se ka ndjekur disa meçe të Truneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, e në mbrëmje do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përkrahur lojën e Kosovës me Anglinë.
“Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se Kurti dikur përkrahte vetëm ekipin e Shqipërisë, derisa refuzonte përkrahjen e Dardanëve.