Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar këshilltar politik Shkëlzen Gashin.
“Shkëlzen Gashi është lindur në Prishtinë më 1981. Ka mbaruar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master për demokraci dhe të drejta të njeriut në programin e përbashkët të Universitetit të Bolonjës me atë të Sarajevës. Ka botuar disa libra në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe «Adem Demaçi – biografi e paautorizuar». Po ashtu, jashtë vendit ka botuar shumë punime e kapituj librash, kryesisht për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të publikuara nga shtëpi botuese prestigjioze europiane, si Central Europian University Press, Routledge, Palgrave Macmilan, etj. Është i martuar dhe ka dy fëmijë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për të sapoemëruarin këshilltar politik të kryeministrit.
Gashi është emëruar dy ditë pasi LDK-ja, si partneri kryesor i VV-së në qeveri, ka thënë se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.