Kurti emëron sot drejtorin e ri të Policisë

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, siç ka mësuar Demokracia.com, tashmë e ka rekomanduar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën, i cili pritet që për pesë vjet të drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.

Në pikën 2 të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-172. Kjo pikë e rendit të ditës do të prezantohet nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe shqyrtimi i draftit të deklaratës së prioriteteve afatmesme të Qeverisë 2024-2026.

Të ngjashme