Kurti falënderon punëtorët e KEK-ut: Do ta përballojmë krizën energjetike

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Në përmbyllje të vitit 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.

Kryeministri Kurti takoi punëtorët që po punojnë në termocentrale në natën e ndërrimit të moteve dhe i falënderoi ata dhe menaxhmentin për angazhimin e tyre, veçanërisht në javët e fundit. 

Duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhshme, ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë, për përballjen me krizën energjetike që ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme