Kurti flet për marrëdhëniet me LDK-në

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, duke folur për marrëdhëniet me Lidhjen Demokratike të Kosovës tha se po funksionojnë si të ishin në koalicion, por, pas mocionit tha se nuk mund të thotë që janë në koalicion.

“Besoj që po funksionojmë shumë mirë, jemi qeveri në detyrë që i zbaton detyrat sipas programit qeverisës”, tha Kurti në KTV.

Ai përmendi dy ministra të LDK-së dhe një nga radhët e LVV-së për vizitën që kanë zhvilluar sot në Qendrën e Studentëve e shndërruar në karantinë.

“Isha sot me Hykmete Bajramin, Lumir Abdixhikun dhe Arben Vitinë dhe zëvëndësministrin e shëndteësisë në Qendrën e Studentëve…Nuk ka kurfarë tensioni mes neve, jemi më fat që i kemi këta ministra në cabinet”, shtoi më tej Kurti.

“Si qeveri po funksiojmë si të jemi në koalicion, pas mocionit të mosbesimit nuk mund të themi që jemi në koalicion”, përfundoi ai.

Të ngjashme