Kurti flet për “njëanshmërinë” e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës e tolerancën ndaj Serbisë

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë “njëanshmëri” ndaj Kosovës dhe tolerancë ndaj Serbisë.

Në një intervistë për “Associated Press”, Kurti ka theksuar se emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak “vijnë te ne me kërkesa, prej kërkesave të palës tjetër”, transmeton teve1.info

Kreu i Ekzekutivit është shprehur se kabineti i tij ka mbajtur qëndrim tjetër.

“Ne këmbëngulim që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme