Kurti: Gjendja në Kosovë është stabile, s’ka asnjë rast me Coronavirus

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 13:03 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qeverinë e Kosovës është mbajtur takimi i pare Komisionit të posaçëm për parandalimin e Coronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kurti deklaroi se gjendja është stabile dhe ende nuk ka asnjë rast pozitiv në Kosovë me Coronavirus.

“Gjendja është stabile për momentin. Por duke marrë parasysh gjendjen globale duhet të marrim masa parandaluese të virusit. Ne kemi miratuar rekomandimet duke e ngritur shkallën e gatishmërisë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, potencoi se MSh-ja ka fuqizuar kapacitet kundër mbrojtjes së Coronavirusit.

“Ministria po punon me kapacitet të shtuar. Pas vendimeve të marra gjitha institucionet kanë marrë hapa konkret. Jemi duke mbajtur komunikim të rregullt me qytetarët, duke fuqizuar kapacitetet”.

“Janë testuar 93 raste dhe gjitha negative. Të gjithë udhëtarët e ardhur nga vendet tjera janë kontrolluar”.

Vitia kërkoj nga kryeministri që të përfshiheshin në komision përfaqësues së Klinikës Infektive dhe të IKShP-së.

Derisa njoftoj se në orën 14:00 do të dalin rezultatet e testimeve të reja, raporton EO.

“Të përfshihen disa anëtar, ministri i Infrastrukturës, Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe një person nga Klinika Infektive, në këtë mënyrë do të rrisim gatishmërinë”.

“Në orën 14:00 do të dalin rezultate të reja të testimeve”, tha ai duke shtuar se nuk ka vend për panik.

Të ngjashme