Kurti i bindur në fitoren e VV-së: Këshilli vendos për koalicionet e kandidatin për kryeministër

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 14:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me u.d e presidentes, Vjosa Osmani tha se zgjedhjet e parakohshme duhet që të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Ekonomia Online.

Më tej ai ka shtuar se duhet që të presin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetues për të dhënë interpretim të saktë lidhur me vendimin.

Kurti u shpreh i bindur në fitore e partisë që udhëheq, por që thotë se për koalicionet dhe kandidatin për kryeministër vendos Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Përderisa kur u pyet nëse Osmani do të jetë pjesë e listës së VV-së, ai tha se gjatë së martës ka folur me u.d e presidentes dhe nuk kanë diskutuar për çështje elektorale, raporton EO.

“Ne nuk kemi folur për datë konkretet, por që të jetë e diela më e afërt. Dita e zgjedhjeve varet nga dita që do të na vijë aktgjykimi”.

“…ne duhet të presin për aktgjykimin e plotë se na duhet të japim interpretim të saktë, ditë në vazhdim”.

“Ne si subjekt politik jemi të partë dhe do të jemi shumica e ardhshme, mirëpo vendimin për  koalicionet dhe kandidatin për kryeministër e bën Këshilli i Përgjithshëm”.

“…unë sot kam pasur takim me u.d e presidentes dhe nuk kemi diskutuar për çështje politike, elektorale”.

Të ngjashme