Kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku kanë vizituar artistin Xhevdet Xhafa.
Pamje nga vizita në banesën e Xhafës ka ndarë Ministria e Kulturës dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.
Vizita u përcoll me bisedë e të qeshura, ku ndër të tjera artisti dëgjohet duke thënë “edhe t’i ke me u plakë”.
Paraprakisht kryeministri Kurti i kërkoi atij që të mos ngrihet nga vendi i tij por të qëndrojë ulur.
Sipas qeveritarëve, biseda ishte e “ngrohtë e frymëzuese”.
“Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, dje zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frymëzuese me Xhafën, humori dhe krijimtaria e të cilit janë thjesht të pakrahasueshme. Diskutimet u shtrinë nga arti tek bukuria e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Vizita u përcoll me bisedë e të qeshura, ku ndër të tjera artisti dëgjohet duke thënë “edhe t’i ke me u plakë”. Paraprakisht kryeministri Kurti i kërkoi atij që të mos ngrihet nga vendi i tij por të qëndrojë ulur. Sipas qeveritarëve, biseda ishte e “ngrohtë e frymëzuese”. “Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, dje zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frymëzuese me Xhafën, humori dhe krijimtaria e të cilit janë thjesht të pakrahasueshme. Diskutimet u shtrinë nga arti tek bukuria e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.