Kurti i shprehë ngushëllime familjes së Enver Zymberit për vdekjen e nënës

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Zymberi për ndarjen nga jeta të Sevdije Zymberit, nënës së heroit Enver Zymberi.

Ngushëllimi i plotë i kryeministrit Kurti:

“E nderuara familje Zymberi,

Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të znj. Sevdje Zymberi, nënës së heroit Enver Zymberi.

Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Kur dhembja dhe mungesa e më të dashurve tuaj sa vjen e shtohet, shpresoj të gjeni forcën te kujtimet për znj. Sevdije dhe të dashurit tuaj, Bacën Rremë e Enverin.

Sakrifica dhe qëndresa e familjes suaj, mbeten frymëzim për të gjithë ata që punojnë e angazhohen për atdheun.

Shpirtërisht jemi pranë Jush në këto ditë pikëllimi.”

Të ngjashme