Kurti i sugjeron Tahirit të kërkojë takim me të nëse dëshiron të dijë për heqjen e akcizës së derivateve për bujqit

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka sugjeruar shefit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, që të kërkojë takim me të, për t’ia sqaruar masat e ndërmarra nga ana e tij në lidhje me heqjen e akcizës së derivateve për bujqit, raporton Ekonomia Online.

“Qysh po implementohet çështja akcizës së derivateve për bujqit dhe cila është mënyra sepse deri tash nuk kemi gjetur asgjë”, pyeti Abelard Tahiri.

“Ne kemi rritur subvencionet për bujq duke hequr akcizën për naftë. E kemi mirëmbajtur subvencionin dhe ia kemi shtuar heqjen e akcizës për nafte. Se si e kemi hequr akcizën 5 herë është duke iu treguar zotëri Peci. Nëse dëshironi të diskutoni me mua kërkoni takim me mua”, tha Kurti

Të ngjashme