Kurti i thotë Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me homologun nga Kroacia, Andrej Plenkoviq, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Sipas pamjeve të publikuar nga Radiotelevizioni i Kosovës, gjatë bisedës së shkurtër para nisjes së takimit zyrtar, Kurti i ka bërë të ditur homologut kroat se pas zgjedhjeve të fundit, tashmë gëzon një shumicë solide për të qeverisur.

Nga ana e tij, Plenkoviqi e ka uruar Kurtin për mandatin e ri, ndërsa të dy liderët janë përshëndetur para se të hynin në sallën e rezervuar për takimin bilateral.

Në margjinat e Konferencës, Kurti gjatë ditës së djeshme u takua edhe me sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke. Me të diskutoi për mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

Presidentja Vjosa Osmani e anuloi pjesëmarrjen në këtë Konferencë shkaku i angazhimeve të brendshme.

Të ngjashme