Kurti ka një arsyetim “interesant” pse nuk ka asnjë njohje qe dy vjet: Nuk kam premtuar

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Rubikon” në Klan Kosova, ka pasur një përgjigje paksa të çuditshme se përse nuk ka asnjë njohje gjatë kësa kohe të qeverisjes së tij.

Ai është shprehur se në fushatën e dimrit të vitit 2021, nuk e ka asnjë fjalim ku ai premton se do të sjellë njohje.

“Unë nuk kam dhënë premtim sepse e kam ditur që premtimi i tillë ta dobëson pozitën në raport me ato shtete dhe shumëçka varet më tepër nga partnerët tanë të demokracive perëndimore, sesa nga vet ne”, u shpreh kreu i Qeverisë.

“Nuk varet gjithçka prej neve, a ne kemi bërë krejt çka dimë e mundemi. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë. Në fushatën e dimrit të vitit 2021, kur kam thënë punë dhe drejtësi, a ka një fjalim timin që do të sjellim njohje, a do ka një fjalim timin që do të sjellim liberalizimin e vizave, jo”, theksoi Kurti.

Të ngjashme