Kurti konfirmon se Andin Hoti i ka dërguar letër Vuçiqit për hapjen e arkivave serbe

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se djali i Ukshin Hotit, që është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, i ka dërguar një letër presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për hapjen e arkivave serbe që dëshmojë krimet e kryera në Kosovë. raporton Ekonomia Online.

Për këtë çështje ai tha se nuk kanë marrë përgjigje, duke shtuar se institucionet do të vazhdojë të kërkojnë të vërtetët e drejtësi për 1617 qytetarë të rrëmbyer me dhunë.

Teksa ka bërë nderime te pllaka në Parkun e të Pagjeturve në oborrin e kampusti universitar, për nder të 80-vjetorit të lindjes së veprimtarit Ukshin Hoti, që sipas tij, ka datë të lindjes, por jo edhe të vdekjes ngase është rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe.

“Pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, te pllaka, e cila përkujton të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë, pra të rrëmbyerit me dhunë, unë vendosa lule të freskëta sot me 17 qershor, kur kremtojmë 80-vjetorin e lindjes së Profesorit Ukshin Hotit, i cili ka datë të lindjes, por jo të vdekjes, sepse edhe vet është i rrëmbyer me dhunë nga forcat e Serbisë dhe për fatin e të cilit nuk dimë gjë as sot e kësaj dite. Janë 1617 qytetarë të vendit tonë të cilët të gjithëve na mungojnë dhe për fatin e të cilëve kërkojmë edhe të vërtetën, edhe përgjegjësinë por edhe drejtësinë”.

“Përkitazi me këtë, e duke u bazuar në marrëveshjen e dakorduar në Bruksel në takimin e 2 majit, edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, i cili është edhe i biri i Ukshin Hotit, i ka shkruar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kërkon prej tij hapjen e arkivave, posaçërisht të dokumentacionit të klasifikuar, por duke mos u kufizuar tek ai, të brigadës së motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash në rajonin e Drenicës. Pra ne angazhohemi si institucione dhe kërkojmë përgjegjësi për të pagjeturit tanë të cilët i mungojnë jo vetëm familjeve, por gjithë popullit e shoqërisë tonë”.​

Të ngjashme