Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më […]
Kurti: Kosova është vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.
“Sot bëhen katër vite, që kue Komisioni Evropian, e konfirmoi për herë të dytë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi më demokratik dhe më pro- Evropian, në Ballkanin Perëndimor, por që ende është i izoluar. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti në Twitter.
Today marks 4 years since @EU_Commission confirmed for 2nd time that Kosova fulfilled all the criteria for visa liberalization. We’re the most democratic & pro-EU country in Western Balkans, yet the most isolated.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 18, 2022
Our citizens hopes should be met w/EU decisivness & solidarity. pic.twitter.com/tj1A6Og7Tq











