Kurti: Largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo të largohen me banda kriminale e fashiste

Prishtinë | 19 Pri 2024 | 11:12 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo që ata të largohen me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se si qeveri kanë vullnet që të mbahet ky votim dhe se do ta zbatojnë në plotni rezultatin e tyre.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët. Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë për ta ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Dhe me pas le ti kemi zgjedhjet ku do ti ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, tha ai.

Të ngjashme