Kurti mbledh ministrat pas arrestimeve në MINT, e pranishme edhe Rozeta Hajdari

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, mbledhur kabinetin qeveritar pas zhvillimeve të fundit me arrestimet në MINT e në restorantin “Bukë e Zemër”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje, ka marrë pjesë edhe ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari. Ajo u thirr pas bastisjeve me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë dhe afaristi Ridvan Muharremi, i cili, sipas mediave, është raportuar të jetë i afërt me Kryeministrin Kurti.

Kurti është pyetur nga gazetarët për zhvillimet, por ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë deklarohet gjatë ditës.

Presidentja ka thënë se duhet pritur epilogu i këtij rasti për t’u prononcuar.

MINT ka dalë me një komunikatë, ku thotë se mirëpret hetimet e Prokurorisë Speciale dhe se janë të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore është bërë sipas ligjit. Edhe më tutje, MINT akuzon mediet që raportuam për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, se kanë bërë “përpjekje për keqinformim”.

Të ngjashme