Kurti me deputetët e VV-së bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes bënë homazhe pranë bustit të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.

“Zahir Pajaziti ishte njeri i vullnetit dhe i aksionit, patriot i paepur e i pashoq, fliste pak e bënte shumë. Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë sot në 23 vjetorin e rënies për t’ia përkujtuar vetes si nisi çlirimi dhe cilët janë heronjtë tanë. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë!”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të ngjashme