Kurti me Minxhozin diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 16:17 | Nga

Në një komunikatë për media u njoftua se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u takua sot me Ambasadorin Qemal Minxhozi në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.

“Në këtë takim Kurti shpjegoi qëndrimet e Lëvizjes në raport me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të cilat kanë nxjerr në pah rrënimin e demokracisë në vend përmes bllokimit që Qeveria i ka bërë Kuvendit të Kosovës dhe dialogut të gabuar e pa parime me Serbinë që po zhvillon një President i papërgjegjshëm si Thaçi. Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar, dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, shkruan VV në komunikatë.

“Kosova ka nevojë të forcohet e konsolidohet si shtet ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, duke u orientuar nga Republika e Shqipërisë për të hequr të gjithë llojet e kufijve që po na mbajnë të ndarë”, thuhet më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme