Kurti: Me Prokurorinë s’jam i kënaqur, s’i di hollësitë për lirimin e të dyshuarve për sulme në veri

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti iu ka kërkuar gazetarëve që të marrin përgjigje nga Këshilli Prokurorial për lirimin e të arrestuarve në veri.

Kurti tha në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë se nuk është i kënaqur me Prokurorinë dhe se nuk i di detajet e lirimeve të fundit, raporton Ekonomia Online. Kryeministri përmendi se institucionet i kanë ofruar “numër të madh të informacioneve” organeve të ndjekjes.

“Unë nuk i kam parasysh hollësitë e lëndëve të veçanta dhe as detajet se qysh është marrë vendimi i tillë. Natyrisht, ju e dini se në përgjithësi me Prokurorinë nuk jam i kënaqur. Besoj që kanë treguar një lloj pasiviteti konstant”, tha Kurti.

“Ata do të duhej të japin përgjigje se si bëhet që dikush qëndron në paraburgim për muaj të tërë, e dikush as një muaj ose as tre muaj, siç zakonisht bëhet vazhdimi i paraburgimi. Edhe unë nuk jam i bindur për korrektësinë”, theksoi ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme