Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti: Ndihma dhe solidariteti me të varfrit shënon Kurban Bajramin

Kurti: Ndihma dhe solidariteti me të varfrit shënon Kurban Bajramin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Në një postimi në Facebook,Kurti  ka shkruar se festa e Kurban Bajramit na përkujton bamirësinë, duke u referuar në atë se çka ndajmë me të tjerët dhe jo sa mbajmë për vete. Ai thotë se gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma […]

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në një postimi në Facebook,Kurti  ka shkruar se festa e Kurban Bajramit na përkujton bamirësinë, duke u referuar në atë se çka ndajmë me të tjerët dhe jo sa mbajmë për vete.

Ai thotë se gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfrit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë.

Postimi i plotë:

Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve. Pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë. Këtë na e përkujton festa e Kurban Bajramit të cilën ua uroj përzemërsisht besimtarëve myslimanë. Çdonjëri e përbëjmë dhe zhvillojmë bashkësinë, mirëpo edhe i përkasim e formohemi prej saj.

Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju! 

Të ngjashme