Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të javës do të bëjë një vizitë kortezie në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë.
Ai do mirëpritet nga ministri i Brendshëm Alain Berset, i cili mban presidencën e rradhës zvicerane këtë vit, transmeton klankosova.tv.
Çështjet aktuale rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës do jenë temë diskutimi.
Në mbrëmjen e vizitës së tij, Kurti do të zhvillojë një takim në Ambasadën e Kosovës në Bernë me kandidatët shqipfolës për Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Le Canton27.ch.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, ai do të takohet edhe me mërgimtarë në disa kantone, transmeton klankosova.tv.