Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është parë gjatë ditës duke bërë prezantimin e tij për fushatë, në qytetin e Prishtinës.
Për të shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm, Albin Kurti është parë i shoqëruar po ashtu edhe nga Kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.
Veç Ahmetit bashkë me Kurtin janë parë dhe disa deputetë të tjerë të Vetëvendosjes.