Kurti: Në këtë ditë hidhërimi, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kampionen Olimpike të xhudos, Nora Gjakova.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se tha se kjo është medalja e dytë e Artë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios dhe se zemrat janë lehtësuar nga suksesi i Nora Gjakovës teksa populli kosovarë po vajton për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci.

“E dyta e artë për Kosovën në Lojërat Olimpikë të Tokios”.

“Në këtë ditë hidhërimi teksa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova, në #Tokyo2020 e cila fitoi të artën në kategorinë e femrave – 57 kilogramë”, shkroi Kurti.

Të ngjashme