I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se mbrëmë gjatë një tubimi për zgjedhjet e 11 qershorit në lagjen Tusuz të Prizrenit, dikush ua ndërpreu rrymën më qëllim për të ndal tubimin e tyre.
Kurti me anë të një postimi në facebook ka thënë se këto veprime nuk do t’i ndalin.
“Mbrëmë dikujt i pengoi pjesëmarrja masive në tubimin tonë në lagjen Tusuz të Prizrenit, dhe na e ndërpreu rrymën me qëllimin që të na i ndalte tubimin. Mirëpo terri nuk mund ta ndalë dritën që po vjen”.
“Koalicionet e hileqarëve dhe hajnave, bashkë me oligarkët dhe sharlatanët e tyre që shiten si analistë, nuk do të mund t’ia ndalin ndriçimin Kosovës”.
“Ndaj bashkohuni me VETËVENDOSJE!-n, bashkohuni me fitoren”, ka shkruar Kurti.
Fushata për zgjedhjet e 11 qershorit përmbyllet më 9 qershor ditën e premte.