Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit në nivel të lartë mes tij, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, raporton EO.
Ai para mediave ka thënë se në takimin e të hënës në Bruksel, nuk do të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti ka deklaruar se pret që ndërmjetësuesit e dialogut, t’i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në interesat e njërës palë.
Ai edhe një herë ka konfirmuar që në takimin me Vuçiqin nisin “përnjëmend” bisedimet për propozimin evropian.
“Pas të hënës do të mund të dimë se çka e kur”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për akuzat e deputetit Haki Abazi, duke shtuar se ato janë të pavërteta dhe të pasakta.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.