Kurti në Tiranë, e njofton Begajn për marrëveshjen e Ohrit dhe qeverisjen dyvjeçare

Prishtinë | 26 Mar 2023 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

ZKM në një komunikatë për media ka thënë se Kurti e ka njoftuar Begajn për qeverisjen dyvjeçare dhe “progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit”.

Kurti e Begaj kanë diskutuar edhe për takimin e Ohrit më 18 mars.

Të ngjashme