Kurti, Sveçla, Murati e Hajdari në vizitë zyrtare në Kroaci, pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshje

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, i cili do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu pjesë e këtij delegacioni të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.

Të ngjashme