Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti në Zvicër takon ministrin saudit të Investimeve, flet për tranzicion të energjisë

Kurti në Zvicër takon ministrin saudit të Investimeve, flet për tranzicion të energjisë

Kryeministri Albin Kurti në Davos të Zvicrës është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih. Ai tha se me të ka folur për investime në disa fusha, derisa shtoi se mezi e pret për vizitë në Kosovë. “Me ministrin e Investimeve, Khalid Al-Falih, ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë […]

Kryeministri Albin Kurti në Davos të Zvicrës është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Ai tha se me të ka folur për investime në disa fusha, derisa shtoi se mezi e pret për vizitë në Kosovë.

“Me ministrin e Investimeve, Khalid Al-Falih, ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë së gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm. Mezi presim ta mirëpresim së shpejti në Kosovë. Gjithashtu shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite”.

Kurti ka udhëtuar për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ZKM ka njoftuar se në ditën e parë të qëndrimit të Kurtit atje, ai do të flasë në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

With Minister of Investments @Khalid_AlFalih we shared our vision for a green energy transition, investments in infrastructure and tourism. We look forward to welcoming him soon to Kosova. I also expressed our appreciation for the support of ?? over the years. #WEF2023 pic.twitter.com/4w7WX1zhSs

— Albin Kurti (@albinkurti) January 17, 2023

Të ngjashme