Kurti: Nëse Serbia e do Asociacionin, ta njoh Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti para deputetëve tha se po të ishte Asociacioni prioritet i serbëve, do ta kishin zbatuar “me ata që e kanë nënshkruar”, raporton Ekonomia Online.

Kurti, ka thënë se po ta donte Serbia, Asociacionin e komunave serbe, do ta njihte pavarësinë e Kosovës, duke shtuar atë si armë kundër Kosovës.

“Po të ishte asociacioni prioritet i tyre, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar, është dashur ta zbatojnë në vitet 2013, 2014, 2015, jo ta presin vitin 2020, 2021 e 2022 që unë të bëhem kryeministër për ta zbatuar”.

“Është shumë e qartë se nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës”, u shpreh tutje Kurti.

Të ngjashme