Kurti nga Vushtrria: Për zhvillimet në veri përgjigjemi në Prishtinë

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri.

Ai nuk ka dashur të flasë për zhvillimet në veri.

Shefi i qeverisë, tha shkurt për RTK-në, se për këtë çështje do të përgjigjet në Prishtinë.

Nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për media në Prishtinë, por megjithatë kjo ishte deklarata për situatën aktuale në veri.

Të ngjashme