Kurti: Normalizimi me Serbinë bëhet me njohjen në qendër siç e tha Biden, Blinken e Scholz

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të bëhet me njohje të ndërsjellë në qendër.

Siç tha ai gjatë pjsëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik në Shkup, ky është vlerësim edhe nga politika amerikane por dhe gjermane.

”Pra ky progres ekonomik dhe demokratik, është vlerësuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare prestigjioze. Por më duhet të pranoj që përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë, nuk janë normale, dhe duhet të normalizojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”.

”Dhe mendoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë si pjesë qendrore. Kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancelari Scholz, që njohja e ndërsjellë, është esenca, pjesa qendrore e normalizimit të plotë të marrëdhënieve për të cilën jemi duke u munduar me shumë zell ta ndërtojmë dhe të vazhdojmë tutje me propozimin e BE-së, i cili iu është prezantuar dy palëve, mua dhe presidentit të Serbisë, dhe kemi pranuar tekstin me këtë propozim dhe kemi miratuar në dy kryeqytetet dhe pastaj në Bruksel”.

Të ngjashme