Kurti nuk dha detaje për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori i SHBA-së

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk dha detaje për vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori i SHBA-së, raporton Ekonomia Online.

Ai pas homazheve të varri i Adem Demaçit tha se nuk është as koha, as vendi, as zyrtari për këtë pyetje, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje.

“Duhet ta kuptoni: janë ekipet e juristëve tanë që bashkëpunojnë me palën amerikane për detajet. Këtë përgjigje do ta gjeni në aspektin teknik të saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha Kurti.

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan.

Të ngjashme