Kurti nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë – Vjen reagimi i Ambasadorit Amerikan në Kosovë

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka reaguar rreth raportimeve se kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Hovenier ka thënë se është i befasuar me siç ka thënë ai disa raportimet të pasakta dhe çorientuese sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.

“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan”, shkruan Hovenier.

Ambasadori amerikan në Prishtinë thotë se ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë.

“Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje. Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”, tha ndër të tjera Hovenier.

Ai publikoi edhe një fotografi të vitit 2010, ku shihet e ka qenë prezent në takimin në mes të Joe Biden sa ka qenë zv.president dhe Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës, e që është mbajtur pikërisht në ndërtesën ku edhe Kurti dhe Sullivan janë takuar.

Të ngjashme