Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se akuzat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta, raporton EO.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje është partia me demokratike në Kosovë dhe çdo deputet ka mundësinë e diskutimit të hapur për të gjitha çështjet.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik”.
“Të gjitha çështjet i diskutojmë hapur në forumet tona dhe secili deputet i shpreh shqetësimet e veta, por unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publikë të dikujt tjetër”, tha ai.