Në deklarim pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë Albin Kurti është pyetur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se pret që ata të kthehen të lirë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta njollosë atë.
“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kurti.
