Kurti komenton marrëveshjet në Munich, zyrtarët e Lekajt s’morën autorizim nga Qeveria e re

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot në Munich, mes Kosovës e Serbisë.

Sot, me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje fillestare, atë për hekurudhat dhe atë për autostradat.

“Sot në Mubich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se në praninë e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, marrëveshjet janë nënshkruar nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit rrugor, dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës rrugore.

Të ngjashme