Kurti për rrezikun nga zjarret: Jemi në kontakt me komunat që kanë mungesë të zjarrfikësve

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me komunat të cilaët kanë mungesë të stafit në Brigadat e Zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret, nga të cilat po rrezikohet Kosova, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.

“Po bëjnë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Unë jam në kontakt me kryetar të komunave dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirën. Po mobilizohemi dhe kemi kërkuar ndihmën e FSK-së dhe KFOR-it dhe mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidën për shtetin tonë dhe kemi rritur të mos kemi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz”.

Të ngjashme