Kurti për sulmet ndaj Policisë në veri: Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, Kurti u shpreh se është identifikuar që sulmi i djeshëm ka ardhur nga Serbia.

“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”,shkroi Kurti.

Të ngjashme