Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.
Ky i fundit, në letrën dërguar Kryeministrit shkruan se statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë.
Kësisoj, Musliu thekson se është më se i bindur se kryeministri Kurti e njeh realitetin e tyre dhe për këtë uron që lidhjet të forcohen, duke e përdorur autoritetin e tij si Kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës.