Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka pranuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti raportin dhe dosjen e punës, raporton Ekonomia Online.
Dorëzimi i këtij raport nga ish-kryeministri është bërë në kuadër të ceremonisë së dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.
Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i vendit të hënën me 67 vota të deputetëve.