Kurti prezanton hapjen e fazës së tretë

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 19:09 | Nga Ekonomia Online
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar masat e fazës së tretë. “Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”, tha Kurti. “Së pari ne ju falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët edhe kur këto mase kanë qenë rigoroze, me një kulturë qytetarë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe MSH-së dhe këshillat e IKSHPK-së”. “Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, tash nga dita e nesërme mund të fillojmë më një hapje e cila nuk është absolute”.

“Më 13 mars e patëm marrë vendimin për mbylljen e kufijëve, sot e shfuqizuam vendimin dhe nesër rihapen kufijtë. E kemi shfuqizuar edhe pikën 6, që janë mbyllur kafiteritë, do të hapen nga ditë e nesërme”.

“Ajo çfarë po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjet. Pastaj po e bëjnë organizimin për testet e arritshmërisë për klasat 9. Organizimin për testet e maturës për klasën e 12-të”.

Përveç këtyre masave Kurti tha se edhe stafet e institutcioneve publike do të fillojnë punën me kapacitete të plota.

Ai theksoi se fakti që po heqen masat nuk do të thotë që duhet të heqim kujdesin tonë.

Të ngjashme