Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.
“Puna më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunës së Shtimes, Organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Ëatcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, tash do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes. Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t’u përjetuar!” shkruan Kurti në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video.
Të mërkurën u hap Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar në Kosovë në Rashincë të Shtimes.
Hapja e kësaj qendre shkencore, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi 300 mijë euro, po konsiderohet të jetë ndër ngjarjet më të veçanta dhe historike për vendin tonë.