Kurti: Raportet me ShBA-në janë të shkëlqyera, ka raste që dallojmë në qasje

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 13:49 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës janë të shkëlqyeshme e bilaterale, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse thotë se nganjëherë ka raste që për çështje të caktuara, Kosova dallon me Amerikën në qasje, mirëpo, sipas Kurtit, nuk janë gjëra thelbësore e vendimtare.

Ai shtoi se Kosova ndodhet në këtë situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura e bandave kriminale në veri.

Prandaj sipas tij, nga këto banda duhet të çlirohet Kosova e për këtë tha se vendi e ka edhe mbështetjen e ShBA-së.

“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës janë raporte të shkëlqyese bilaterlae dhe kudo në arenën ndërkombëtare. Ne jemi jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e ShBA-së për çlirimin dhe pavarësinë, për mbrojtjen dhe sigurinë, për zhvillimin dhe demokracinë”.

“Natyrisht ka raste kur na dallojnë nga pak qasjet mirëpo këto nuk janë gjërat të cilat janë thelbësore dhe kurrsesi vendimtare. Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilat shtiren si protestues e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës prej të cilëve duhet të çlirohet edhe republika jonë demokratike, por njëkohësisht edhe komuniteti serb, për këtë po ashtu e kemi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, tha ai.

Të ngjashme