Kurti: Serbia duhet të na kompensojë neve, jo ne atë

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se një asociacion njëetnik nuk është i mundshëm në Kosovën me kushtetutë shumetnike e se Kosova s’mund ta kompensojë Serbinë, por është Serbia ajo që duhet ta kompensojë Kosovën për luftën.

“E kemi thënë qëndrimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asociacion njëetnik me Kosovën me kushtetutë shumetnike s’është i mundshëm. Kur e kemi shpallur pavarësinë thoshin se edhe pse Kosova i ka 93 për qind shqiptarë, s’mund të cilësohet shqiptare, por multietnike. Ama tash s’mund të bëhet asociacion njëetnik. Ne e kemi Asociacionin e Komunave të Kosovës. Jam qytetar i Kosovës që edhe si aktivist politik, edhe si deputet opozitar, dhe edhe sot si kryeministër është angazhuar e afirmuar të gjitha të drejtat e pakicave pa dallim”.

“Kërkesat, nevojat e qytetarëve serbë dhe çdo pakice jam kryeministër edhe i tyre dhe i plotësoj. Por s’mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por ajo duhet të na kompensojë për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, shumë më tepër ka shqiptarë në Serbi sesa në Kosovë. Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, në Kosovë gati 7 për qind”, ka thënë Kurti pas vizitës në një biznes në Ferizaj.

Të ngjashme