Kryeministri Albin Kurti, teksa po zhvillonte një telefonatë, arriti në Kuvend, aty ku edhe do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të ketë si temë diskutimi çështjen e presidentit.
Një ditë më parë, Kurti priti në takim liderin e PDK-së, Bedri Hamzën, por diskutimet e tyre rreth shefit të shtetit u zhvilluan në Qeveri.

