Mugabe, citohet të ketë thënë: “s’mërzitem për sanksionet e Evropës sepse ne nuk jemi evropianë, dhe ato nuk na afektojnë!”
Ndërkohë që, Kosova është në Evropë, kryeministri Kurti duket i shqetësuar aq sa edhe Mugabe për sanksionet që Bashkimi Evropian ia ka vendosur Kosovës.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e përsërit për të satën herë me rradhë gjatë këtij muaji, se Kosova duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e Brukselit
të komunikatës së 3 qershorit.
Akuza më e fundit nga Brukseli për Kosovën e Evropës, është se ajo madje nuk po sillet as në mënyrë “evropiane”!
Indiferenca mugabiane e kryeministrit të evropianëve të rinj është shqetësuese!
Ndalimi i fondeve, vizitave dhe pasojat serioze ekonomike dhe politike të Bashkimit Evropian për Kosovën, pesha e të cilave bie direkt mbi supet e qytetarëve, do të duhej të ishin shqetësim dhe angazhim primar i kryeministrit Kurti.
Por këtë nuk po e shohim, për fatin tonë të keq!
Ajo çfarë po shohim është vetëm mirëmbajtja obsesive e një qasjeje primitive dhe fisnore ndaj Shqipërisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, z.Rama.
Qasjet e tilla arrogante, kontraproduktive dhe izoluese, ndaj Evropës, SHBA-ve dhe Shqipërisë, mbase nuk do ta dëmtonin Kosovën sikur ajo të ndodhej në Afrikë.